Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve ku do të shqyrtohen kërkesat e ardhura nga opozita në lidhje me krijimin e dy komisioneve hetimore parlamentare.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se kërkesa e parë ka ardhur nga deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, për krijimin e një komisioni për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të AKSHI lidhur me dëmtimin e akseve rrugore.
Ndërkohë kërkesa e dytë ka ardhur nga 40 ligjvënës nga Partia Demokratike dhe ka si objekt kontrollin kontrollin e ligjshmërisë të AKSHI për sigurinë kibernetike.
Ndërkohë në orën 13:00 pritet të mblidhet Sekretariati i Etikës ku do shqyrtohen kërkesat për masa ndëshkuese ndaj deputetëve në Kuvend lidhur me tensionet e seancës së fundit plenare.
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga jeta parlamentare me 60 ditë për Sekretarin e Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe 30 ditë për deputetet Albana Vokshi dhe Elda Hoti.
Ndërkohë PD ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë nga jeta parlamentare për kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
