Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar përfundimin e menjëhershëm të konfliktit në Sudan.

“Sekretari i Përgjithshëm dënon luftimet midis Forcave të Mbështetjes së Shpejtë dhe ushtrisë sudaneze. I bëj thirrje udhëheqësve të të dyja palëve që menjëherë t’i japin fund armiqësive, të rifillojnë dialogun për zgjidhjen e krizës. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm do të ketë një ndikim shkatërrues mbi civilët dhe do të përkeqësojë më tej situatën në vend”, ka thënë ai.

Gjithashtu Guterres u bëri thirrje vendeve të rajonit të mbështesin përpjekjet për rivendosjen e rendit dhe kalimin e pushtetit në Sudan tek autoritetet civile.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: