Rumania planifikon të blejë gjeneratën e fundit të avionëve luftarakë të SHBA-së F-35 për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore ndërsa lufta në Ukrainën fqinje nuk duket se ka gjasa të ndalë.

Vendi anëtar i NATO-s ka rritur shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto këtë vit në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Rumania, e cila ndan një kufi prej mbi 600 kilometrash me Ukrainën, posedon një sistem të mbrojtjes raketore balistike amerikane dhe, që nga viti i kaluar, ka një grup beteje të përhershme të aleancës të stacionuar në territorin e vendit.

“Të kesh kapacitete operacionale të fuqishme, të besueshme, të ndërveprueshme, fleksibël dhe efikase të mbrojtjes ajrore, si pjesë e angazhimeve tona si një shtet i NATO-s dhe BE-së është kyç që Rumania të përmbushë objektivat e saj të politikës së mbrojtjes,” thuhej në deklaratë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: