Situata në veri të Kosovës duket se është qetësuar, por mbetet sërish delikate.

Gazetari Osman Stafa, raportoi live nga komuna e Leposaviçit për situatën në Kosovë. Mësohet se kryetari i komunës së Leposaviçit ka mbetur i bllokuar në zyrën e tij bashkë me punonjësit e tij, që prej orës 5:30 të mëngjesit.

Protestuesit serbë të maskuar kanë sulmuar gazetarët de operatorët e mediave, duke i provokuar dhe kërcënuar.

“Ndodhem në Leposaviç, pranë komunës zonës. Që prej ditës së djeshme, rreth orës 5:30 të mëngjesit, kryetari i komunës nuk ka dalë më nga zyra, bashkë me punonjësit e tij. Protestuesit kanë vendosur muzikë nacionaliste serbe, e përkthyer ‘Kosova është Serbi’. Janë ushtarët KFOR të cilët janë kanë bërë rrethimin e zonës, ku ka tela me gjemba. Shqetësuese është se gazetarët që kanë raportuar në pjesën ballore të kësaj ndërtesë janë sulmuar me vezë dhe sende të forta. Bëhet fjalë për gazetarët shqiptarë. Gazetarët dhe operatorët janë prekur edhe fizikisht, si dhe i kanë kërcënuar, jo vetëm me fjalë. Provokimet kanë qenë të vazhdueshme. Ditën e djeshme në Zveçan kemi pasur probleme me persona që të prisnin rrugën dhe provokonin, por jemi mundur të qëndrojmë të qetë. Por, sot ka qenë situata më e qetë.

Mediave kosovare dhe shqiptare u janë kërkuar që të mos filmojnë apo publikojnë fytyrat e serbëve. Flamuri i Kosovës është zhvendosur në katin e tretë dhe kjo është bërë që nëse protestuesit do përplasen me KFOR të mos jetë e mundur marrja e flamurit. Ish-kryetari i komunës ka hyrë në negociata me KFOR. Edhe vetë gazetarët janë vënë në vështirësi. Sulmet ndaj mediave kanë qenë të vazhdueshme. Ka pasur dhe goditje fizike ndaj gazetarëve kosovarë dhe shqiptarë. Trupat e KFOR-it janë shtuar. KFOR është garancia e vetme që palët të mos shkojnë në përplasje fizike mes tyre. Nga dëshmitë që kam marrë me banorët më kanë deklaruar se ajo që cilësohet si Mitrovica e Veriut, janë shprehur se shkollën e kanë bërë në Mitrovicën e Veriut, që është me shumicë serbe”, raportoi Osman Stafa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: