Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç  ka deklaruar së në Serbi më 17 dhjetor do të qëndrojnë Këshilltarët e Kancelarit gjerman dhe Presidentit të Francës si dhe emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak.

“Do të jenë 4- 5 orë të bisedimeve të rëndësishme, deri atëherë do të provojmë ta ruajmë në çdo mënyrë paqen dhe do të japim gjithçka nga vetja”, ka thënë Vuçiç gjatë një intervistë në tv serb.

Tensionet në Veri të Kosovës janë në rritje, ndërsa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësim të situatës dhe që palët të dialogojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: