Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës né lagjen “8 Shkurti” në Fier. Në tentativë për të vjedhur një 47-vjeçar, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjyma e trupit i ka ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.

Ai tregon se fqinji që përkujseset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

I riu , është dërguar në morgun e Fierit ndërsa nuk ështé identifikuar ende.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb