Zbardhen detaje nga tentativa e grabitjes së një banke të Nivelit të Dytë në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se autori i dyshuar, shtetasi Bardhyl Fusha, ka hyrë në bankë i armatosur, ka aksesuar një nga arkat dhe ka marrë një shumë parash, por policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë pa arritur të dalë.
Mësohet se punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë mbyllur personin në fjalë brenda derës së filalit të FIBank, duke e zënë kështu në kurth.
58-vjeçari ka tentuar të bëjë manovrën e tij, duke qëlluar një herë me armë në dysheme, por xhamat e bankës kanë qenë të blinduar, siç ndodh gjithmonë në institucione të tilla financiare.
Më pas ka qenë policia që ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë të lënduar. Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes.
