Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Morinë, pasi tentoi që të kalonte kufirin, me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara. Sekuestrohen 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe mallra të tjera të ndryshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Morinë, Tropojë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Touran”, me drejtues shtetasin M. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsollë, veshje dhe mallra të ndryshme, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë, shtetasin M. Gj., 60 vjeç, banues në Fushë Arrëz. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: