Një shtetas shqiptar është ndaluar në kufirin kroat, pas ka tentuar të kalonte pa i deklaruar një shumë prej 702,435 eurosh.

Shtetasi shqiptar, i cili drejtonte automjetin, nuk kishte deklaruar shumën e parave, as me shkrim dhe as në mënyrë elektronike, siç kërkohet nga ligji kroat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian. Në vend të kësaj, paratë ishin fshehur me kujdes brenda automjetit, në një përpjekje për të shmangur zbulimin.

E gjithë shuma e parave u konfiskua në vendngjarje, ndërsa shoferi u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve përkatëse, me dyshimin për kryerjen e një vepre penale të kontrabandës financiare. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb