KUKËS- Tentativa për të kaluar ilegalisht armë në pikën kufitare të Morinës I ka kushtuar lirinë një 34-vjeçari nga Kosova. Bëhet fjalë për Burim Gashin, banues në fshatin Studentqan.

Burime nga policia e Kukësit bënë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij të dorës, iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tip “Zastava “, 1 krehër me 5 fishekë.

Materialet në ngarkim të kosovarit i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: