Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të korruptonte policin, pasi shkeli limitet e shpejtësisë. Ndërkohë shtetasi me inicialet A. T., rezultoi se kishte shkelur masën e ‘arrestit shtëpiak’.

“Shkon në 40 numri i shtetasve të arrestuar për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentativë. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 2 shtetas, përkatësisht shtetasi me iniciale A. Sh., 33 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie dhe mbas verifikimit rezultoi me masën “Arrest në shtëpi”, si dhe shtetasi A. T., 24 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie.

Të kapur në shkelje, këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit, ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin aktiv punonjësve të Policisë. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet, në 112.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: