Një burrë është vrarë në Los Angeles, pasi tentoi të shtypë me makinë disa këmbësorë. Incidenti ndodhi në Havarton. Mediat vendase shkruajnë, se autori është identifikuar si Melgin Santos.

Ky i fundit është nxjerrë me forcë nga një restorant, pas sherrit me një klient. Më pas, ai ka marrë makinën dhe ka tentuar të shtypë këmbësorët e rastit dhe të futet brenda restorantit.

Por nuk ia arriti dot këtij qëllimi, pasi u përplas me një objekt afër restorantit, e më pas katër burra e nxorën jashtë dhe e dhunuan deri në vdekje.

Kur mbërriti policia, e gjeti atë pa shenja jete. Hetuesit thanë se ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga goditja me mjete të forta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb