Një 27-vjeçare ka tentuar të vrasë veten në Himarë, pasi ka pirë fostoksinë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se sot, rreth orës 11:00, në spitalin e Himarës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja me inicialet K. L.

Mësohet se aktualisht e reja ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb