Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë mbrëmjes në fshatin Golem, Lushnjë, ku është vjedhur kasaforta e një biznesi dhe një automjet tip furgon.

Blutë bëjnë me dije se gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur, ndërsa mbi ngjarjen janë shoqëruar dy persona.

Lushnjë/Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën.

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

Policia ka shoqëruar 2 shtetas, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb