Për herë të dytë brenda dy javësh, autoritetet greke kapën një tjetër ngarkesë të madhe ftohësi të lëngshëm. Bëhet fjalë për mbi 2 tonë që tre shqiptarë të moshës 60, 33 dhe 29 vjeç dhe një 52-vjeçar grek tentuan të kontrabandonin nga Shqipëria. 60-vjeçari ka transportuar me një kamion 200 shishe me freon, me të cilin kishte kaluar ilegalisht në territorin grek mëngjesin e së enjtes, përmes një kalimi të pambrojtur të kufirit greko-shqiptar.

Në zonën e Follorinës e prisnin një 52-vjeçar dhe një 33-vjeçar, të cilët po vëzhgonin zonën me makinë dhe 29-vjeçari, i cili ishte në këmbë. Megjithatë, ata janë pikasur nga efektivët e rojeve kufitare të Kristallopigisë (Kapshticës), të cilët kanë kontrolluar kamionin dhe kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit nuk kishte dokumente importi dhe zhdoganimi për ngarkesën. Katër të arrestuarit i çuan në Prokurorinë e Plimmeliodiki Kastoria të akuzuar për shkelje të Kodit Doganor, ndërsa shishet e freonit, kamioni dhe vetura janë konfiskuar së bashku me 7 telefona celularë.

Paraditen e së mërkurës, një tjetër shqiptar që ishte kapur në kufi është arrestuar në zonën e Follorinës. 201 shishe me freon me peshë mbi 2.5 ton U sekuestruan, pa dokumentet e kërkuara dhe të transportuara me kamion, me qëllim që të kanalizohej në tregun grek.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: