Policia në Tiranë ka arrestuar 4 persona për akuzën e korrupsionit aktiv të punonjësve të Policisë Rrugore, e mbetur në tantativë.

“Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, Gjatë 24 orëve të fundit katër shtetas janë arrestuar përkatësisht shtetasi me iniciale, E.R 19 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie, shtetasi M.S 52 vjeç i cili u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi T.K 35 vjeç i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe shtetasi N.Sh 19 vjeç i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie”, njofton policia.

Njoftimi:

Tiranë

Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, Gjatë 24 orëve të fundit katër shtetas janë arrestuar përkatësisht shtetasi me iniciale, E.R 19 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie, shtetasi M.S 52 vjeç i cili u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi T.K 35 vjeç i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe shtetasi N.Sh 19 vjeç i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie.

Të kapur në shkelje këto shtetas kanë tentuar t’i ofrojn punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: