Lojtari i njohur francez, Allan Saint-Maximin, ka folur së fundmi për eksperiencën si huazim te skuadra e Fenerbahce. Maximin, kartoni i të cilit zotërohet nga Al Ahli, tha se te ekipi turk ka patur përpjekje për ta droguar atë.

“Jam një njeri i ndershëm dhe nuk do të doja t’i vendosja njerëzit në situata të vështira. Por kam arritur në një fazë ku nuk kam më frikë nga asgjë. Ata u përpoqën të më drogonin, duke më injektuar gjëra të pakuptimta.

“E vetmja gjë që kishte rëndësi për ta ishte loja. Por ku është ana njerëzore? Kur jam në gjendjen time më të keqe, më qëndro afër.

“Fola me Mourinhon si burri me burrë. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm dhe më ndihmoi të përparoja, por edhe ai pati shumë pengesa gjatë sezonit”, tha sulmuesi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb