TIRANE– Nëna e 18-vjeçares, e cila u tentua të përdhunohej nga pronari i butikut të saj, ka rrëfyer në emisionin ‘Me zëmër të hapur’ në “News24” momentin kur ka marrë një telefonatë nga policia.

Gruaja pohon se ka qenë shefi i krimeve të rënda në rajonin nr.1 në kryeqytet që e ka marrë në telefon, duke i kërkuar që ajo të paraqitej në polici, pasi vajzës së saj i kishte ndodhur diçka. Ajo ndër të tjera theksoi se më 22 janar kishte pasur një parandjenjë të keqe për vajzën e saj, ndërsa e merrte shpesh herë në telefon gjatë kohës që e reja ishte në Elbasan me pronarin e saj për punë.

“Mori shefi i krimit të rëndë të rajonit nr 1. Më tha vajza ka një problem. Kam shkuar menjëherë atje dhe e kam marrë vesh se ca ndodhi. Unë para 5 minutash kisha folur me vajzën atë ditë para se të ndodhte ngjarja. I bija çdo 10 minuta. Pasi kisha parandjenjë. Se di. Një ankth. I rashë më vonë, e sma hapi. E kisha menduar se po nuk mu përgjigj deri në orën 21:00 do thërrisja policinë”, tha nëna.

Kur u takove me vajzën si ishte ngjarja e saj?
Flokët të çorientuar. Sytë e fryrë. Ishte e gjakosur. E lyer me baltë. E shihja dhe nuk mund ta prekja se nuk më linin se duhet ta shihte ekspertja. Mundohesha ta qetësoja.
Ditën tjetër kemi shkuar tek mjeku ligjor.

Mund të na thuash diçka për punësimin e vajzës tuaj?
Unë tek kjo kompani nuk kam qenë e kënaqur sepse nuk e kam ditur se çfarë bënte. Edhe rimbushje, edhe konfeksione edhe shitje sportive edhe nuk kishin as dyqan.
Me thëniet e vajzës, i kam thënë me kë do shkosh në grup, më tha me pronarin. I thashë jo.

Pra ke qenë kundër për biznesin në rrethe?
Duke psikologjisur mënyrën se si një vajzë mund të shkojë me një mashkull në rrethe…Nuk jam ndjerë mirë. Kam mundur të kontaktoj edhe me personin më tha mos ki merak se ne jemi për punë në Elbasan nuk jemi në kohët e shkuara. Më mbylli telefonin dhe më tha që përpara kam një patrullë policie dhe më kanë vënë gjobë për shkakun tuaj.

Çfarë ndodhi me pronarin e firmës?
E kam takuar. Biseda e tij ka qenë kërcënuese. Pasi nuk mendonte për mua si të dëmtuar, dhe më kërkoi që ta falja, dhe në rast se s’do bëja këtë. Do pësoja viktimën e radhës. ‘Ça i ka ngjarë vajzës tënde i ndodh të gjithave’ më tha. ‘Ti e pe dhe vajzën time live’ i thash në tavolinë. I thash që s’duhet të më bësh këtë gjë. Ai u ngrit nga tavolinë kokë ulur dhe më dha numrin e telefonit dhe tha do t’ju mbështes.

Çfarë do të ndodhte?
Do mësoja viktimën e radhës. Nëse s’do tërhiqja kërcënimin. Më kanë thënë punonjësit e policisë se ata të tre janë si rrjet trafikimi. Kam kërkuar dhe urdhër-mbrojtje, duhet një emër person.
(ed.me/m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb