Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Tepelenë–Bënç”, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një të riu.
Shtetasi E.Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe ka mbetur i plagosur. Ai u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 25-vjeçari ka ndërruar jetë në mbrëmje si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Tepelenë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
