Një qytetar nga Gjakova ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij shtatzënë.

Pas dhunës së ushtruar, hungarezja është larguar nga shtëpia ku banonin dhe ka tentuar të ikë në shtetin e saj, por i akuzuari iu është vendosur pas dhe e ka kthyer me forcë në banesë.

Por çmenduria nuk ka mbaruar me kaq, pasi qytetari nga Kosova ka mbyllur në dhomë dhe më pas ka goditur me rrip, duke i shkaktuar lëndime në trup shtatzënës.

“Prokuroria njofton se, më 26 gusht 2022 në Gjakovë, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.B., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, T. J. G. (shtetase hungareze) viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj në vazhdimësi nga i pandehuri, e dëmtuara kishte dalë nga shtëpia dhe kishte tentuar që të ikë për tu kthyer në shtetin e saj në Hungari, ku të njëjtës i është vënë pas i pandehuri duke e kthyer dhunshëm në shtëpi, të cilën e mbyll në dhomë duke e goditur me rrip në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor te lëshuar nga reparti i emergjencës së Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Gjakovës.
Prokurori ka kërkuar ndaj të pandehurit masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: