Derbi i Los Anxhelos mori vëmendjen në mbrëmjen e NBA, me dy ekipet Clippers dhe Lakers që dhuruan një sfidë spektakolare. Derbi i shkoi Lakers që i falen edhe një herë “mbretit” LeBron James duke siguruar një fitore me përmbysje, 116-112, me James që realizoi 34 pikë, 8 asist dhe 6 rimbaund. Jo vetëm LeBron James, një mbrëmje të madhe zhvilloi edhe Anthony Davis që realizoi 20 pikë dhe 12 rimbaund.

Clippers kishin kontrollin e lojës teksa në fundin e periodës së tretë kryesonin 96-77, por në fund, Lakers, të udhëhequr nga dyshja LeBron James-Anthony Davis përmbysën gjithçka duke triumfuar në shifrat 116-112. Nuk kishin asnjë efekt për Clippers 26 pikët e Leonard dhe 23 pikët e Harden. Kjo humbje largon Clippers nga vendi i tretë në Perëndim ndërsa Lakers kalojnë Golden State.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: