Dy eurodeputete dhe anëtare të Koalicionit Progresist të Social- Demokratëve europianë kanë përshëndetur vendimin e mazhorancës për të mos miratuar sot Paketën Anti- Shpifje.

Isabel Santos dhe Kati Piri bëjnë apel që Shqipëria si një vend që synon BE duhet që të dëgjojë edhe këshillat e partnerëve europianë.

“Ky është një vendim shumë i mirë dhe i pjekur i mazhorancës në Parlamentin shqiptar, pasi liria e mediave është kushti kryesor për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Kjo tregon një gatishmëri për t’iu përmbajtur rregullave evropiane, bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare dhe respekt për vlerat tona. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri që të marrin shumë seriozisht rekomandimet e Komisionit të Venecias përpara se të votohet ligji i ri për median. Ndersa Shqipëria synon të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ajo duhet të jetë e gatshme të dëgjojë mendimet dhe këshillat që vijnë nga partnerë evropianë që ndajnë aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në familjen tonë.”- thotë zv. presidentja për marrëdhëniet me jashtë të Social Demokratëve, Kati Piri.

“Unë e shoh vendimin e sotëm si një shenjë tjetër të dëshirës së Shqipërisë për të bërë përparim drejt anëtarësimit në BE. Gatishmëria për të dëgjuar dhe bashkëpunuar me Këshillin e Evropës përmes Komisionit të Venecias, Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare tregon që vendi vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj procesit të pranimit. Shpresojmë që ky të jetë një sinjal më shumë për vendet anëtare të BE-së që duhet të zhbllokojmë shpejt këtë situatë. Nga ana jonë, duhet të përputhemi me veprimet e treguara sot nga mazhoranca në Parlamentin shqiptar me më shumë përparim.

Kur është fjala për Shqipërinë, unë jam një mbështetëse e fortë e procesit të zgjerimit dhe besoj se mund të përfitojë vetëm nga një përkeqësim i mosmarrëveshjeve politike në vend dhe një vetëdije që vetëm së bashku aktorë të ndryshëm mund të përballen me sfidat dhe të kenë sukses në përpjekjet për tu bërë një anëtare e BE-së.”- thotë reporterja në PE për Shqipërinë, Isabel Santos.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb