Jo për Eintracht Frankfurt, ndoshta për derbin. Në alarm të vërtetë dëmtimesh dhe pezullimesh, Inter bën një hap pas dhe vazhdon të lëvizë të gjithë gurët për të rikthyer në fushë Mauro Ikardin. Telenovela që zgjat prej gati një muaj shtohet me një tjetër episod. Sipas mediave italiane, rasti më i mirë për të sheshuar kontradiktat është festa për 111 vjetorin e krijimit të klubit. Në ceremoninë që do të zhvillohet përpara sfidës kundër Spal do të marrë pjesë edhe presidenti zikaltër Steven Zhang.

Fc Internazionale Owners Visit Club Training Center
Fc Internazionale Owners Visit Club Training Center

Ky i fundit ka përshpejtuar takimin me sulmuesin argjentinas, që ishte programuar vetëm pas derbit. Por situata e vështirë detyron klubit të bëjë gjithçka për të patur shërbimet e Ikardit, mungesa e të cilit është ndjerë jo pak në javët e fundit. Mediat përtej Adriatikut flasin edhe për një tjetër takim, mes avokatit të sulmuesit dhe drejtuesëve të tjerë të Interit, ku do të vendosen edhe piketat e së ardhmes, në lidhje rinovimin e kontratës, apo fundin e aventurës së Mauro Ikardit me skuadrën zikaltër.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: