E sforcuar, por gjithsesi mbetet një zgjidhje. Mauro Ikardi “shkrin akullin” dhe është gati të kthehet në fushë me Interin. Sulmuesi argjentinas qëndron jashtë prej 13 shkurtit. Zyrtarisht flitet për një dëmtim të vjetër në gjurin e majtë, por të gjithë e dinë se gjithçka lidhet me vendimin e klubit për t’i hequr atij shiritin e kapitenit. Prej më shumë se një muaji palët u përplasën fort, por tani gjërat duket se kanë ndryshuar.

Spal V Fc Internazionale Serie A
Spal V Fc Internazionale Serie A

Ikardi ka përfunduar periudhën e rikuperimit dhe që nga e enjtja do të bashkohet për herë të parë në seancat stërvitore me skuadrën zikaltër. Ky është hapi i parë drejt normalizimit të situatës, ndërsa për rinovimin e kontratës do të flitet në një kohë të dytë dhe me shumë qetësi. Përveç rikthimit në stërvitje, një tjetër detaj që konfirmon tërheqjen e sulmuesit është fakti se ai nuk e ka përmendur shiritin e kapitenit dhe është i gatshëm të luajë edhe pa atë. Pushimi për shkak të impenjimit të kombëtareve i lejon argjentinasit të gjejë formën e duhur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të kthehet në fushë në ndeshjen e 31 marsit, një sfidë shumë e rëndësishme si ajo kundër Lacios në garën për një vend në Ligën e Kampioneve.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: