Mbetjet e trupit të një 70- vjeçareje britanike janë gjetur në oborrin e një kishe në Londër.

E moshuara kishte rreth një vit që ishte shpallur e zhdukur ndërkohë që nuk kishte asnjë të dhënë në lidhje me fatin e saj.

Norma Girolami, një pensioniste e pasur, u zhduk nga banesa e saj në Highgate në gusht të vitit të kaluar.

Policia tha se detektivët që kërkonin trupin e saj gjetën mbetje njerëzore në kishën ortodokse greke të Shën Katerinës në Barnet të martën – katër milje nga shtëpia e të moshuarës, ndërsa analizimi i tyre vërtetoi se ato i përkisnin 70- vjeçares.

Girolami, e cila nuk ishte martuar kurrë dhe nuk ka fëmijë, u raportua e zhdukur në shtator 2021 pasi familja dhe miqtë e saj thanë se nuk kishin mundur të kontaktonin me të.

Policia nisi një hetim për vrasje muajin tjetër dhe akuzoi Serkan Kaygusuz, 42 vjeç, nga Islington, për vrasje dhe vjedhje. Kaygusuz mbetet në paraburgim në pritje të gjykimit.

Girolami dihej për herë të fundit se kishte bërë një udhëtim ditor nga Londra në Leigh-on-Sea në Essex në mes të gushtit. Ajo jetonte vetëm dhe ishte një anëtare aktive e kishës dhe komunitetit të saj lokal.

Një nga linjat e hetimit ishte se Girolami mund të ishte vënë në shënjestër për paratë e saj nga dikush që e kishte joshur dhe më pas eliminuar.

Girolami, tërhoqi 35,000 £ dhe më pas u zhduk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb