ANKARA– Një tërmet me magnitudë 5,2 ballësh goditi mëngjesin e sotëm provincën perëndimore të Çanakalasë. Lajmi u bë i ditur nga Drejtoria për Katastrofat dhe Menaxhimin e Emergjencave (AFAD).

Ende nuk ka raporte për dëme pasi tërmeti nën detin Egje goditi provincën bregdetare, në thellësi prej 6,6 kilometrash.

Ky është tërmeti i tretë që ka goditur Çanakalanë gjatë dy ditëve të kaluara. Sipas mediave lokale, të paktën katër persona u plagosën të hënën kur dy tërmete prej 5.3 ballë goditën Çanakalanë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: