Të paktën nëntë të vdekur dhe 700 të plagosur. Ky ka qenë bilanci nga tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm Tajvanin, me 26 ndërtesa të raportuara gjithashtu se janë anuar ose janë shembur në qarkun Hualien. Pas kësaj dukurie, ka pasur paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine, alarme që erdhën pak pas orës 6 të mëngjesit.

Mediat tajvaneze raportuan se banorët u bllokuan në ndërtesat e shembura në qytetin ishullor Hualien pas tërmetit shumë të fortë 7.5 ballë që goditi pak para orës 08:00 (ora e Taipeit; 09:00 me orën e Tokios).


“Dy ndërtesa janë shembur dhe mund të ketë njerëz të bllokuar. Ne nuk kemi ndonjë informacion të mëtejshëm për momentin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve Hualien.


Tërmeti me magnitudë 7.5 goditi afër ishullit, duke shkaktuar paralajmërime emergjente për cunami për vetë Tajvanin dhe ishujt japonezë të prefekturës Okinawa (në jugperëndim). Tërmeti shumë i fortë, i cili sipas vlerësimeve të para ka qenë me magnitudë 7.5 ballë, ka ndodhur në brigjet e Japonisë jugperëndimore, raporton rrjeti televiziv publik japonez NHK. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, lëkundja ishte 7.5 Rihter dhe epiqendra e saj ndodhej 12 kilometra në jug të Tajvanit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: