Vasil Llajo, si deputeti më i vjetër në parlament (pas Sali Berishës, që refuzoi të drejtonte seancën e parë), lexoi emrat e deputetëve, teksa këta të fundit janë betuar në Kuvend.

Në një moment, Vasil Llajo, ngatërroi emër deputeti, duke thënë “Tërmet Alizoti”. Menjëherë erdhi përgjigja nga Tomor Alizoti.

Ky i fundit u shpreh “Betohem, por Tomor Alizoti”. Në sallë shpërthyen të qeshura.

Vasil Llajo: Tërmet Alizoti.

Tomor Alizoti: Betohem, por jo tërmet. Tomor Alizoti.

Gazment Bardhi: Çfarë ishte kjo?

Vasil Llajo: Zoti Bardhi do përmirësohemi rrugës.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb