Një tërmet i fortë ka goditur Republikën e Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm.

Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë i shkallës Rihter është ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit, por dhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Mësohet se epiqendra e tij është në fshatin Leunovë të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.

Tërmeti kishte një thellësi prej 10 km. Deri me tani fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb