E gjithë Greqia po përjeton momente frike dhe paniku pas stuhisë sizmike që po ndodh ditët e fundit në Santorini.
Shqetësimi është përhapur edhe në Turqi, ku sizmologët u kërkojnë banorëve të zonave bregdetare si Bodrum, Mugla dhe Aydin të jenë në vëzhgim për një cunami të mundshëm.

Stuhia sizmike – siç quhet fenomeni nga disa shkencëtarë, ka prekur edhe zona bregdetare të Turqisë, si në Izmir, në të cilat raportohet se ujërat janë tërhequr ditët e fundit, duke pyetur veten, nëse ky fenomen është i lidhur me aktivitetin sizmik në Cikladet.

Sizmologu Akis Tselentis, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ndër të tjera thekson se “nuk ka nevojë për panik sepse paniku është vrasësi më i madh, por kërkohet vigjilencë – fenomeni po përkeqësohet.

Pas tërmeteve të reja që ndodhën, mendoj se si shteti (që po bën atë që duhet) ashtu edhe banorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Komiteti Kombëtar i Rrezikut Sizmik është i pajisur me shkencëtarë me përvojë ndërkombëtare dhe ju duhet të dëgjoni njoftimet e tij. Rreziku më i madh është nga cunami. Fatkeqësisht, afërsia me zonat nënujore nuk lejon kohë të mjaftueshme për të mbërritur alarmet nga Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit dhe hendeku kohor midis alarmit dhe mbërritjes së cunamit është shumë i shkurtër. “Banorët duhet të largohen menjëherë nga brigjet dhe të kërkojnë strehim në zonat më të larta topografike sapo të vërejnë se ujërat po tërhiqen”, thonë sizmiologët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: