Më shume se nje muaj nga tërmetet katastrofike ne pjesën juglindore të Turqisë, inxhinierë britanike, kanë udhëtuar në Turqi, për të ndihmuar në hetimin e dëmeve të shkaktuara. Ata janë duke mbledhur të dhëna gjeologjike dhe gjithashtu po kryejnë vlerësime të detajuara, për shkaqet e rrëzimit te ndërtesave. Përgjatë punës me kolegët turq janë prezantuar disa shembuj të ndërtimeve të dobëta, përfshirë përzierjen e gurëve me betonin, ç’ka ndikon në dobësimin e strukturave.

Por edhe fuqia e madhe e shkatërrimit ka luajtur rolin e vet. Lëvizjet e tokës kanë qenë aq të fuqishme në disa zona, saqë i kanë tejkaluar projektimet mbi të cilat janë dizenjuar ndërtesat. Ndërkohe edhe Turqia është duke kryer hetimet e veta për tërmetin. Grupi turk përbëhet nga ekspertë të industrisë, si dhe akademikë që kanë kryer hetime për tërmetet e mëdha në tri dekadat e fundit. Dy ekipet do të kombinojnë gjetjet, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ndërtimit. Tërmetet 7.8 dhe 7.6 rihter goditën jugun e Turqisë dhe një pjesë të Sirisë më 6 shkurt duke lëne te vdekur me shume se 51.000 njerëz ne te dyja vendet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb