Tensionohet situata në Qafëzezë të Korçës, aty ku banorët e prekur nga tërmetet raportohet të kenë kaluar natën në kasolle dhe makina, pasi në total iu janë dërguar vetëm 9 çadra.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar një video për “BalkanWeb” që tregon një sherr mes banorëve, punonjësve të shërbimit dhe infermierit. Mësohet se njëri prej tyre është përplasur me infermierin që nuk i ka dhënë ndihmë nënës së tij të sëmurë.

Ndër të tjera ata janë të acaruar edhe me ndihmat e shpërndara, pasi bëhet fjalë për ushqime të paketuara që duhen gatuar. Por në kushtet ku ata ndodhen e kanë të pamundur të gatuajnë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb