Turqia dhe Siria u goditën sot nga një tërmet i fuqishëm. Pas lëkundjeve të forta prej 7.7 ballë në Turqinë jugore, tërmeti u shoqërua me disa pasgoditje, të cilat shkaktuan të tjera dëme.
Në një video që po qarkullon në mediat sociale shihet një ndërtesë, e cila shembet shumë shpejt. “Momenti i shembjes së një ndërtese pas tërmetit në Şanliurfa”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter.
From another angle. Building collapses as the result of the aftershock in Urfa #Turkiye pic.twitter.com/E6cIpmimDc
— Nafiseh Kohnavard (@nafisehkBBC) February 6, 2023
Më shumë se 640 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri, ndërsa dyshohet se ky bilanc do të rritet akoma më shumë.
Horrifying…
Whole building collapsed because of the aftershock in Urfa #Turkiye #Turkey pic.twitter.com/aXbDJ8zPsH
— Nafiseh Kohnavard (@nafisehkBBC) February 6, 2023
(BalkanWeb)
