Pas tërmetit apokaliptik në Turqi, shumë qytetarët janë solidarizuar me viktimat dhe të prekurit.

Në videot e postuara në rrjetet sociale, shihen me qindra qytetarë në aeroportin e Stambollit në Turqi, të cilët po kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti. Kontributet përfshijnë para dhe ndihma të tjera, si ushqime, veshje etj.

Vendet në mbarë botën po nxitojnë të dërgojnë punëtorë shpëtimi, pajisje dhe ndihma pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 që tronditi Turqinë dhe Sirinë herët të hënën.

Deri më tani Turqia është prekur nga 152 tërmete, ku kanë humbur jetën mijëra qytetarë dhe janë plaguar shumë të tjerë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb