Tërmeti i mëngjesit të sotëm që tronditi Tiranën dhe një pjesë të Shqipërisë, duket ka trembur edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Kryebashkiaku u ka uruar mirmëngjes qytetarëve duke postuar udhëzime sqaruese për masat që duhen marrë në raste të tilla në profilin e tij në Facebook, si dhe një video udhëzuese.

Ja statusi i Kryebashkiakut Veliaj këtë mëngjes të diele 1 Tetor 2015:
“Telefononi pa pagese Nr 128 nese ka deme nga termeti e nevoje per sherbimet mbeshtetese nga @BashkiaTirane
Si te mbrohemi ne Tirane (e kudo) kur bien termete? Shihni kete video te thjeshte ne shqip e tregoni kujdes per veten e ata prane jush!”

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: