Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë më 20 prill, duke detyruar autoritetet të lëshojnë menjëherë paralajmërim për tsunami dhe t’u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë.
Sipas raportimeve nga NHK, lëkundjet sizmike arritën magnitudën 7.4 të shkallës Rihter dhe u ndjenë kryesisht përgjatë bregdetit verilindor të vendit. Autoritetet paralajmëruan se valë tsunami deri në 3 metra mund të godasin prefekturën Iwate në ishullin Honshu, si dhe disa zona të Hokkaido.
Deri më tani nuk raportohen viktima, por ekziston frika për dëme të konsiderueshme materiale në zonat e prekura.
Mediat lokale po raportojnë tani se valët e para të cunamit po arrijnë në prefekturën Iwate, me një valë të lartë deri në 40 cm të regjistruar në portin Miyako.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka parashikuar valë cunami deri në 3 metra (10 këmbë) që do të arrijnë bregun e Paqësorit të prefekturave Hokkaido dhe Iwate.
