Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka reaguar me një mesazh shprese më herët në rrjete sociale. Drejtuar qytetarëve turk dhe të gjithë njerëzve të prekur nga tërmeti shkatërrimtar, Erdogan thotë se vendi do t’i kalojë këto ditë të vështira në të cilat gjendet.

“Ne jemi një komb që beson se me çdo vështirësi ka një lehtësi. Shpresoj t’i kalojmë këto ditë të vështira me një zemër dhe një dore”, është shprehur ai.

  • foto galeri

Ndërkohë numri i viktimave në Turqi dhe Siri vijon të jetë në rritje, me mbi 25 mijë humbje jete dhe mijëra të plagosur dhe të bllokuar në rrënoja, ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për të shpëtuar qytetarët.

Gjithashtu, presidenti turk njoftoi se mësimi për studentët do të zhvillohet online deri në verë, ndërsa konviktet do të hapin dyert për të prekurit nga tërmeti.

“Ne do të përdorim konviktet e të gjitha universiteteve tona që i përkasin KYK-së për viktimat e tërmetit. Universitetet do të zhvillojnë arsim në distancë, online, “tha Erdogan.

Përveç hoteleve në zonat bregdetare, edhe konviktet e studentëve do të presin të pastrehët nga tërmeti. Sakaq Turqia është në zi kombëtare deri të dielën ndërsa për 3 muaj është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: