DIBER– Të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Qarkun Dibër, po vlerësohen nga grupet e punës në terren. Bëhet fjalë për 70 familje të cilat janë pjesë e këtij vlerësimi. Sipas Prefektit të Qarkut Dibër dosjet po përpunohen nga të katër bashkitë të cilat më pas do t’i kalojnë këshillave bashkiakë respektiv.

“Në dijeninë time janë 70 familje janë pjesë e këtij vlerësimi.Bazuar në ligjin e emergjencave civile si procedurë pas momentit të vlerësimit komisionet hartojnë dokumentacionin dhe ja paraqesin këshillit bashkiak .Pas miratimit të këshillit bashkiak dosjet kalojnë në prefekturë, momentalisht nuk kanë ardhur në prefekturë, është një punë voluminoze”, tha Shehu.

Sa i përket mbulimit të shpenzimeve për dëmet e shkaktuara, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu u shpreh se një pjesë të tyre do t’i mbulojnë vetë bashkitë, ndërsa pjesën tjetër, Emergjencat Civile. Në të gjithë qarkun Dibër janë rreth 600 banesa të raportuara të dëmtuara nga tërmeti i rënë me 11 Gusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb