TIRANE-Ambasada shqiptare në Itali ka vënë në dispozicion një numër telefoni të emergjencave +39 3420498192 për të gjithë shqiptarët që ndodhen në zonën ku ka rënë tërmeti në Italinë qendrore.
“Ambasada po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore. Ambasada qendron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës.
Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192. Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë ne ditë”, njofton ambasada.
(d.b/BalkanWeb)
