Një tërmet i fuqishëm me epiqendër në gadishullin Kamchatka ka shkaktuar alarm të lartë cunami në Japoni, duke detyruar mbi një milion banorë të largohen nga zonat bregdetare. Autoritetet japoneze reaguan me shpejtësi, duke organizuar evakuime të koordinuara në më shumë se 220 qytete dhe komuna përgjatë bregut të Paqësorit.

Sipas Associated Press, operacioni i evakuimit u mbështet nga Agjencia për Menaxhimin e Zjarrfikësve dhe Katastrofave në bashkëpunim me autoritetet lokale, të cilat u siguruan që banorët të njoftoheshin në kohë reale dhe të zhvendoseshin në zona të sigurta.

Rreziku i cunamit nuk u kufizua vetëm në Japoni – paralajmërime u lëshuan edhe për vende të tjera të Paqësorit si Kili, Peruja, Ekuadori, Meksika dhe Ishujt Solomon, njofton media CNBS. Sistemet ndërkombëtare të monitorimit janë vënë në funksion maksimal, ndërsa ekspertët vijojnë të ndjekin nga afër zhvillimet për të parandaluar tragjedi të mundshme.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: