“Bankers Petroleum”, kompania më e madhe naftënxjerrëse në vend, ka dhuruar 1 milionë dollarë për banorët e prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit. Përmes një deklarate, Bankers thekson se këto ditë kanë qenë të vështira dhe traumatike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Duke shprehur hidhërimin dhe ngushëllimin për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet, Bankers njofton se do të ndihmojë në rindërtimin e banesave të shkatërruara.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Bankers Petroleum u solidarizua me banorët e prekur, teksa shpërndau ndihma për ta dhe nisi mbledhjen e donacioneve.

“Këto ditë kanë qenë shumë të vështira dhe traumatike për Shqipërinë dhe të gjithë ne që e shohim veten si pjesë e këtij vendi të shkëlqyer. Kemi parë bashkëqytetarë të tronditur dhe të pastrehe, duke kërkuar të dashurit e tyre, duke vajtuar të vdekurit dhe duke kërkuar kuptim në një tragjedi që duket kaq e verbër dhe e rastësishme.

Por ne keto ditë pikëllimi dhe zemërimi kemi pare shume akte kurajoje dhe mirësie. Ne në Bankers e kemi parë gjithmonë veten si pjesë e këtij vendi. Ne shprehim hidherimin dhe ngushëllimet tona te thella për viktimat dhe dëmin e rëndë të shkaktuar nga tërmeti.

Me siguri, këto sprova na kujtojne se ne shpesh jemi më të fortë se sa mendojme- me ndihmën dhe mbeshtetjen e njëri-tjetrit. Prandaj, për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit, Bankers ka vendosur t’i dhurojë qeverise shqiptare 1 mln USD për rindërtimin pas tërmetit”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb