Banka Botërore ka akorduar 200 milionë dollarë ndihmë emergjente për të mbështetur qeverinë kolumbiane, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin dhe la të paktën 265 persona të vdekur.

Sipas një deklarate të Bankës Botërore, fondet u akorduan më 13 gusht, me qëllim mbështetjen e autoriteteve kolumbiane në përballimin e pasojave të katastrofës.

“Banka Botërore shpërndau 200 milionë dollarë ndihmë emergjente më 13 gusht”, thuhet në deklaratë.

Institucioni financiar ndërkombëtar me seli në Uashington ka nisur gjithashtu një vlerësim të shpejtë për të përcaktuar koston e tërmetit dhe për t’i mundësuar qeverisë kolumbiane një vlerësim fillestar të ndikimit ekonomik të katastrofës.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për menaxhimin e situatës dhe përballimin e pasojave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: