Turqia ka filluar punën për rindërtimin e shtëpive pas tërmeteve shkatërrimtarë më 6 shkurt, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve bashkë me Sirinë ka kaluar në 50 mijë.

Më shumë se 160 mijë ndërtesa që përmbanin 520 mijë apartamente u shembën ose u dëmtuan rëndë në tërmetet e 6 shkurtit u vranë dhjetëra mijëra turq e sirianë. Presidenti Recep Tajip Erdogan është zotuar se do të rindërtojë shtëpitë brenda një viti, megjithëse sipas ekspertëve, autoritetet duhet të vënë sigurinë para shpejtësisë. Shumë të pastrehë janë vendosur në tenda, por janë duke u përballur më problemet e tërmeteve.

Qeveria e Erdoganit është përballur me një valë kritikësh ndaj dëmeve të shumta që pësuan ndërtesat, pasi turqit i akuzojnë për moszbatimin e kontrollit të cilësisë së ndërtimit

Plani fillestar i qeverisë turke është të ndërtojë 200 mijë apartamente dhe 70 mijë shtëpi fshati me një kosto prej 15 miliardë dollarësh. Ndërsa banka amerikane JPMorgan kishte vlerësuar se ndërtimi i shtëpive do të kushtojë 25 mijë dollarë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: