Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në zonat e prekura të kërkojnë ndihmë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrimtar në Turqi, duke i bërë thirrje çdo shqiptari që jeton në zonat e prekura.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministria ka vendosur në dispozicion kontaktet për ndihmë në rast nevoje.

Postimi i plotë:

‼️ Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të  kontaktojnë në:

Tiranë: (+355) 696 773 168

Stamboll:(+90) 539 656 621 9

Ankara: (+90) 549 561 198 5

në dispozicion, në ndihmën tuaj ??/? dhe në adresën e email-it:

[email protected]

Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: