Një video e prezantueses së stacionit televiziv SET News e cila raportonte drejtpërdrejtë kur ra tërmeti në Tajvan, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Gjithçka rreth gazetares “tundej”, por se ajo bëri punën e saj në mënyrë profesionale. Ajo as lëviz nga vendi, kur ndërkohë tërmeti po ‘shkund’ Tajvanin.

Edhe pse kolegët i thanë se ndoshta ishte e rrezikshme që të vazhdonte të raportonte, ajo e vijoi punën e saj.

Tajvani u godit nga një tërmet 7.4 ballë Righter, më i forti që ka goditur vendin në 25 vitet e fundit. Deri tani, 9 persona janë raportuar të vdekur nga fatkeqësia natyrore.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: