Ardhja në Tiranë e violinistit të njohur Ray Chen me Amsterdam Sinfonietta u pa si ngjarje kulturore në vend. Por mbrëmja e koncertit rezervoi surpriza të pakëndshme bë Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Kur kishte mbaruar së luajturi Bela Bartok, këtë të enjte, pak para orës 20:30 ndërsa interpretohej “Sonatë për violinë në sol minor” e Giuseppe Tartini, salla dhe skena u zhytën në errësirë. Interpretimi i violinistit dhe orkestrës Amsterdam Sinfonietta vijoi në terr, për pak minuta, me të njëjtin unitet, saktësi dhe intensitet.

Ajo që në fillim u duk si problem teknik ndriçimi, u përsëdyt pak minuta më vonë, sërish me orkestrën që luajti në errësirë dhe me publikun që shihte i çoroditur sa nga skena po aq nga njëri-tjetri.

Energjia elektrike tradhtoi institucionin më të madh të kulturës në vend, në një koncert ndërkombëtar.
Sipas TKOB, dritat u fikën në një pjesë të Tiranës, përfshirë zonën e qendrës së qytetit ku ndodhet Opera. Institucioni vuri në punë gjeneratorin, për të siguruar mbarëvajtjen e koncertit, duke marrë parasysh kohën fizike të nevojshme.

Koncerti i violinistit me famë ndërkombëtare Ray Chen me Amsterdam Sinfonietta, një nga orkestrat më të vlerësuara të harqeve në Europë, shënon një moment te veçantë per jetën artistike në Shqipëri, duke sjellë në Tiranë një takim te rrallë mes virtuozitetit solistik, ekselencës orkestrale dhe një vizioni ndërkombëtar për muziken klasike” u tha më herët për koncertin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb