Në takimin e kësaj të enjte në degën 7, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet lidhur me Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore.

Berisha u shpreh se qëllimi i mazhorancës është të zbresë në 28-30 bashki dhe e quan platformën e shpopullimit të shqiptarëve.

“Këta kanë ndërmend të zbresin në 28-30 bashkitë dhe kjo është platformë e shpopullimit të shqiptarëve dhe asgjësimit të të gjitha shërbimeve për ta dhe ky thotë merrni E-albania, merrni “Diellën”, një sharlatan. Ne kemi presion real nga njerëzit tanë që duhet të jemi në reformë sepse kur u bë e para PD bojkotoi. Ne tani do bëjmë projektin tonë do ja paraqesim ju dhe gjithë shqiptarëve dhe në Komision dhe do sqarojmë se cila është propozimi jonë. Rama nuk do e pranojë sepse e di se po shkon drejt fundit”, tha ai.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: