Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar para Kuvendit, kur pritet të diskutohet reforma territoriale.

Përmes një reagimi, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po synon të ndryshojë hartën territoriale për interesa politike.

“Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t’i dalim zot interesit qytetar!”, shkruan Berisha.

Opozita kundërshton propozimin për reformën territoriale, ndërsa e ka konsideruar atë si një nismë që prek drejtpërdrejt komunitetet dhe interesat e qytetarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb