Një fluturim i United Airlines u devijua javën e kaluar pasi një objekt “misterioz” goditi xhamin e përparmë të aeroplanit në 36,000 metra lartësi, duke e çarë atë dhe duke plagosur pilotin.

Lajmi konfirmohet nga linja ajrore dhe zyrtarët e Forcave Ajrore të SHBA-së. United Airlines tha se Boeing 737-MAX 8 me 134 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord nga Denveri në Los Angeles përfundimisht u ul shëndoshë e mirë në Utah “për të adresuar dëmtimet në xhamin e tij shumështresor”.

Piloti u plagos gjithashtu nga mbeturinat, ndërsa u trajtua pas uljes emergjente.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: