Ambasada e SHBA në Ukrainë reagon mbi sulmin rus në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është centrali më i madh në Evropë.
Ambasada amerikane në Kiev thekson se sulmi ndaj centralit bërthamor përbën një krim lufte, ndërsa paralajmëron se do të hetohet nga Gjykata e Hagës.
“Është një krim lufte të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Evropës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej, në Hagë”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.
It is a war crime to attack a nuclear power plant. Putin’s shelling of Europe’s largest nuclear plant takes his reign of terror one step further. #TheHague #Zaporizhzhia #StandwithUkraine
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 4, 2022
Centrali më i madh bërthamor i sulmua në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ndodhet nën kontrollin e forcave ruse. Ai u godit me raketa dhe shpërtheu në flakë, por fatmirësisht nuk pati viktima. Sulmi ndaj centralit bërthamor është dënuar ashpër nga e gjithë bota, që nga SHBA, Britania e Madhe, NATO e BE.
(BalkanWeb)
